Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar për atentatin dje në Rinas, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos agjenti i këtij institucioni, Muçi Shaljani allias Sheqeri.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka nisur verifikimin në lidhje me procedurën e rekrutimit tij.
Ndërkohë, drejtori Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit "Nënë Tereza", ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve”, thuhet në reagim.
Kur ndodh krimi fillojne verifikimet, klasike
Keta plehra jane te gjithe te bandes shullazit
Duhet te jape doreheqjen drejtori i amp keto gjoja pezullime jane kot ai tipi Merkaj eshte perfolur per 100 pazare me krimin
"Nisur nga interesi i Medias...AMP ka nisur verifikimin"...pupupu! O zoteri, heto se e ke krimin "me uniforme policie" te veshur...Nisu nga interesi per te mbrojtur Ligjin dhe Shtetin Shqiptar nga Krimi dhe jo per ti bere qejfin Medias! Njeri i paafte! Kot nuk thone..."qelbet peshku nga koka"!
Kesaj i thone mbas pilafit, ose shqip me la mut me shurr