Aksident i frikshëm në Durrës, një Benz përfundon sipër Benzit tjetër

7 Janar 2023, 09:43Kronika TEMA

Aksident i frikshëm në Durrës, një Benz përfundon

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e të premtes në bulevardin Epidamn në Durrës.

Siç shihet dhe nga foto, një automjet tip Benz “A Class” ka përfunduar sipër një Benzi tjetër me portobagazh. Mësohet se burimi i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e mjetit “Benz A Class”, që ka përfunduar sipër një “Benz”-i tjetër.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Për shkak se mungojnë kufizimet e shpejtësisë, në bulevardin kryesor, njëherazi një nga akset rrugore me më shumë lëvizje në qytet, drejtuesit e automjeteve nuk janë të kujdesshëm me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

 

Lini një Përgjigje