Aksident i rëndë në Lezhë, kamioni zë poshtë makinën

27 Janar 2024, 13:50Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Lezhë, kamioni zë poshtë

Një aksident i rëndë ndodhi të shtunën në mesditë në aksin rrugor Lezhë – Milot, ku një makinë u përplas më një kamion, të ngarkuar me zhavorr.


Nga përplasja, të dy automjetet përfunduan jashtë rrugës dhe mjeti tip “Pasat” u zu poshtë nga kamioni.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilët prenë makinën dhe nxorën jashtë shoferin e automjetit, të plagosur rëndë.

Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërsa pritet hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje