I përfshirë në skemën korruptive me 5 mijë euro për lirimin e një të burgosuri, SPAK arreston kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena

27 Janar 2024, 12:46Kronika TEMA
I përfshirë në skemën korruptive me 5 mijë euro

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. 

Masa e sigurisë është ekzekutuar në Korçë. Ai akuzohet për korrupsion me vlerë 5 mijë euro. Dosja po hetohet nga prokurori i SPAK Ervin Goga. 

Sipas Report TV bëhet fjalë për një çështje, ku avokati marrë përsipër ndikim të paligjshëm në radhët e gjyqësorit. Mbetet për tu parë nëse ka persona të tjerë për tu arrestuar.  

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në dhjetor 2023 për të cilën akuzohet se do të ndërhynte në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici I ndaluar për  trafikim të emigrantëve Bledar Kozici.

2 Komente

  1. A
    Alban

    Skena korruptive thone per avokatin. Po shifni mor keta qe na marin taksat se late nam duke u mar me qyqare po humbni besimin komplet me keto raste.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhavo

      Nuk ka fare korrupsion ketu ketij ia beri kirva e zyres dhe te dalet kunder prishjes se gjykatava administrative. E denuan per statistike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje