Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy trajnerët e ekipit të Butrintit pasi dhunuan futbollistin e tyre Albi Selimaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme gjatë ndeshjes miqësore me ekipin e Memaliajt. Sipas raportimeve dhe denoncimeve nga vetë futboll klubi i Butrintit, trajnerët e zëvendësuan Selimajn për shkak të performancës së dobët dhe e goditën me grushte teksa po hynte në dhomat e zhveshjes.
Në prangat e policisë janë vënë trajnerët Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço, me akuzën "goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv".
Njoftimi i policisë së Sarandës:
Goditën me grushte, futbollistin e ekipit, gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.
Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Sa kafshe more aman! Dhe thone qe Shqiperia eshre rregulluar prandaj te kthehem emigrantet!