Detajet e rënda: Izoloi familjarët në banesë, 35-vjeçari instaloi kamera dhe montoi bllokues valësh. Gruaja tentonte të vetëvritej

26 Janar 2024, 10:08Kronika TEMA
Detajet e rënda: Izoloi familjarët në banesë,

Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi mbante mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

Sa herë që ai largohej, ju ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Jetnor Zhaboli ishte me profesion ekonomist. Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.

Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës, madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet, dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë.

Zhaboli kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pakontrolluara.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij, e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe mbesën.

1 Komente

  1. B
    BBC

    Fshataroqenet e Albanistanit. Kalbeni ne burg fshatarin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje