Ky është nënkomisari që i dha fund jetës brenda Policisë së Durrësit, ishte dënuar për sherrin me grushte me komshiun!

25 Janar 2024, 18:38Kronika TEMA
Ky është nënkomisari që i dha fund jetës brenda

Nënkomisari i Policisë së Durrësit, Arben Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit, ndërsa ishin kolegët ata që e gjetën pa shenja jete pasi shqyen me forcë derën e zyrës së tij.

Siç njofton Policia e Durrësit, prej disa ditësh, Pjeçi ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike, pasi ishte pezulluar nga puna, pas vendimit të formës së prerë të gjykatës për “plagosje të lehtë”.

“Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës”, njoftoi policia e Durrësit.

Në vitin 2022 Pjeçi është zënë me grushta e shkelma me komshiun i cili gjithashtu është dënuar nga gjykata për plagosje të lehtë. Dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e tij nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit.

13 Komente

  1. S
    Sili

    Bejne 1000 maskarralleqe e pastaj pendohen e vrasin veten.Nje plehre me pak.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexues

      Ku e di ti qe ka bere maskaralleqe? Profili ne Facebook tregon nje njeri te rregullt dhe familjar. Paska qene dhe Skenderbegas. Eshte zene me fqinjin per nje gje banale dhe fqinji e ka denoncuar. Gjykata dhe eproret jane treguar shume te ngurte. Maskarenjte nuk vetevriten. Shiko Arjan Tasen qe vrau nje femije ne mes te Himares edhe e ben gjumin top.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Ben

      Ngushellime familjes! Po kete gjetet ju pisa gjykates te pushoni nga puna? Nu e njoh kete person. Nuk e di sesi eshte ngjarja apo nese ka pasur faj, por me kete qe ka bere nuk me duket kriminel. Shikoni se keni me qindra te tjere ne administrate qe vjedhin dhe vrasin per dite!

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...........

        Balzaku thosh:" Vetëm një i pafajshëm e ndjen turpin deri në atë shkallë sa të vrasë vehten." Kuptohet, fjala është për njerëz të zakonshëm si ky rast. Keqardhje e thellë për familjarët. Gjynah!

        Përgjigjjuni
        1. v
          vv

          Te njejten gje mendova ! Zoti e meshirofte. Tragjike

          Përgjigjjuni
        2. "
          "BOHOTINA"

          Keshtu i ka bere ligjet politika jone qe per nje plagosje te lehte te perjashtojne per jet nga puna ne shtet, ne rastin konkret ketij fatziut i kane prere karjeren policore, Vet politikanet nuk lene veprime te perbindshme pa bere dhe nuk kane asnje faj, por kinse organet gjyqesore i denojne se ashtu u thote pushteti i kundershtareve,,,

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirona

            ….. dhe Salihajni edhe pse i dënuar me dy vjet në vënd që të jetë brenda në qeli e shikojmë cdo ditë nëpër studio TV dhe kërkon që të ngrihet në kariere. Ndarja nga jeta e këtij qytetar e bëri gjykata…..

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lala i Lushnjes

            Në se kërkon nga një polic që të jet ëngjëll, ai polic nuk do të bëhet kurrë. Tëmën e sëmës! Deputetët tan të "nderuar,, rrihen përditë dhe as njëri nuk vret veten. Ngushëllime families! Njeri me sedër.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Ceni

              Denohet ushtaraku nga komanda per grindje civile, kur nuk eshte ne detyre! Po kur e godasin, cfare duhet te beje, te ktheje faqen tjetër? Jashte detyre, ne familje apo komunitet ai eshte qytetar I zakonshem.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Franci

                Akti ekstrem që ka marë, tregon thellësisht për një pendim të thellë brenda tijë. Kjo tregon se ai është demode me kohën, ku shefa e komisarë të vrasin e të qajnë, ai njeri ka dashur mbajtur afër, sepse kujt’do mund ti ndodhë në një provokim apo humbje arsye për momentin, puna dhe veprimi është ke reagimi. Sinqerisht më vjen keq, për të dhe për familjen e tijë.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  stalini

                  Ngushllime familjes, por perdorimi i armes per probleme personale,tokash vij uji etj ky polic e dinte qe eshte gabim, se i bie qe gjith policet te vrasin nga nje njeri kure kane probleme personale, arma perdoret kundera nje rasti terroris, ose kure policit i rrezikohet jeta gjate orarit te sherbimit. Kur ky polic ka vrar vehten imagjinoni po te kishte ndonje hall te madhe cfare do bente.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ngushellime families.

                    Ngushellime families dhe miqeve te tije..... Mesiguri njeri me karakter dhe me seder me nje stazh pune 34 vite ne polici.. U prefte ne paqe... gjyna edhe zonjen e tije dhe dy femijet... Tani ai iku... fjalet e tjera jane fukarrallake.. Duhej ndimuar me pare se te behej e keqja..

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cen

                      Kjo pune bie ere ! Keshtu deklaroi edhe policia e Sales per ish nenkryetarin e Shikut Durres. Vetevrasje, nje plumb ne koke brenda makines qe e dogji vete ! Zedhensja ishte nje police grua ,njoftim live per mediat.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje