Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universiteti “Luigj Gurakuqi”, të organizuar nga Komiteti i Helsinkit, ka folur mbi sfidat e SPAK, si edhe përpjekjet për të thyer “mitin e pandëshkueshmërisë”.
Dumani thekson se puna si prokurorë sipas tij është edhe stresuese dhe e lodhshme, por thekson se “është e lodhshme por jo e pamundur”.
Ndër të tjera, kreu i SPAK ka treguar se tashmë prokuroria e Posaçme po përdor forma të tjera të metodologjisë së punës, si mjete të kërkimit të provës.
“SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi përballur edhe me struktura kriminale pavarësisht sa fuqi kanë apo lidhjet e tyre me politikën. Jemi përditë në këtë lufte, ajo është e vazhdueshme. Për të folur për suksese duhet të presim edhe vendimet e gjykata të formës së prerë. Çdo ditë hetojmë dhe presim vendime fajësie nga gjykatat.
Është pune e përditshme, stresuese, e lodhshme por në fund te ditës kur shikon që po mundohemi të thyejmë atë mitin e pandëshkueshmërisë atëherë ndjehesh mire. Është e lodhshme por jo e pamundur.
Kjo është bërë falë edhe ndryshimit të metodologjisë së punës në prokurorinë e posaçme. Disa metoda që përdoren tani janë përdorur rrallë dhe tani përdoren masivisht si mjete të kërkimit të provës dhe kemi ndryshuar edhe filozofinë e kërkimit të provës, dhe kemi hequr dorë nga ato tradicionalet.“, shprehet Dumani.
Cfar po mundoheni rrasni ne burg te gjithe shqiptatet jane me frikacaket nt ne bote futni dhe mulin paloqen vokshin dhe do behen pula te gjithe
Mundou vella mundou , vec kujdes mos u thyej ne mes nga mundimi ....dhe cdo bejm ne pa Altin pastaj ?? Na mori lumi ...
Z. Dumani! Rrespekte per ju. Keni mbi shpatulla nje detyre Sizifiane. Ju uroj sukses! Pa drejtesi Shqiperia do mbetet nje rrumpalle-shtet, si ne kohen e largqoftit!
C' mundim po ben ore Dudum..., s'ken pa ndonje nga peshqit e medhenj te denohem..., ju me zorr bindet Sa-Halen dhe dhendrushkun tutkun me lutje per t'u paraqitur, dhe ata tallin bythen duke dal nga zyrat e ASPAK-ut duke dhen intervista e duke qeshur sikur thua po dalin nga kafeneja... Mundimit i ka ikur koha, tani ka ardhur koha per veprat dhe rezultate.
Respekte! Duman.Mos e keni frike Suden e shpelles se i ka mbushur poturret dhe fal kollares qe e mban dhe ne gjume i duhen hapur dosjet e pa fund te krimit.Monstra duhet te ishte izoluar ne Hage qe me 1997 nga frika qe e ka pllakosur antishqiptarin tru lope mer neper goje drejtesi dhe Shqiperi.Monstra te ballafaqohet dhe te denohet ne maximum per krimet e kryera se mbeti i pa gdhendur gjith jeten ky injorant i kohes moderne.Ju uroj mbarsi ne rrugtimin tuaj te veshtire.Respekte