Dervish Hasi dhe lidhja me Gjin Nikën, "i forti i Bulqizës" që u ekzekutua me 30 plumba!

25 Janar 2024, 09:30Kronika TEMA
Dervish Hasi dhe lidhja me Gjin Nikën, "i forti i Bulqizës"

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi, i arrestuar nga policia për shfrytëzimin e një të miture dhe për pornografi.

Lala thotë se në një prej shtëpive të Hasit, jetonte e veja dhe vajza e Gjin Nikës, i njohur si i forti i Bulqizës, i vrarë në atentat 10 vite më parë.

Lala gjithashtu thotë se Gjin Nika ishte hetuar në atë kohë për rekrutimin e besimtarëve në Siri, por hetimet u mbyllën për shkak se ndërroi jetë. Po sipas gazetares Lala, gruaja e parë e Gjin Nikës ishte motra e Dervish Hasi.

Ajo thotë se këto lidhje duhet të jenë objekt hetimi.

Shkrimi i gazetares Klodiana Lala:

Kardiokirurgu Dervish Hasi dhe lidhja me Gjin Nikën!

Gjin Nika njihej si i "forti" i Bulqizës. Ai u ekzekutua në një atentat mafioz 10 vite më parë në afërsi të Urës së Tapizës në prill 2014.

Nika ishte një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar.

I forti i Bulqizës ishte i martuar dhe në mos gaboj baba i një fëmije. Një femijë që sot po e rrit mjeku kardiokirurg i spitalit Shefqet Ndroqi, Dervish Hasi.

Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet për trafik të miturash dhe pornografi, për shkak të marrëdhënies së tij me një të mitur. Vajza iu tha hetuesve se u martua nga një hoxhë (aktivitetin e hoxhës duhet ta hetojë prokuroria) me Dervish Hasin në një kohë që ai kishte një martesë me gruan e parë dhe dy gra të tjera.

Gjjin Nika, dyshohej edhe për rekrutim të besimtarëve dhe dërgimit të tyre për xhihad në Siri. Akuzat ndaj tij s'u provuan pasi hetimet u pushuan për shkak të vdekjes.

10 vite më vonë, emri i tij del në skenë. Dervish Hasi rezulton lidhje e tij e vjetër dhe ka në një nga shtëpite e tij të vejën e Gjin Nikës dhe femijën e tij.

A duhet që prokurorja të hetojë në këtë drejtim? A duhet që prokuroria të hetojë përfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale? A duhet hetuar nëse Hasi është përfshirë në rekrutim grash e vajzash për ti trafikuar?

Mendoj se po!

Po bëj shtesë statusi

Nuk doja të merresha me jetën e Gjin Nikës.

Atëherë gruaja e parë e Nikës ishte motra e Dervish Hasit.

Por Nika kishte dhe dy gra të tjera!

3 Komente

  1. B
    Bezat Lala apo Lal Bezati

    Ky eshte nje zbulim i papare. Si mundet te arrihen ne keto zbulime te jashtezakonshme vetem nje gazetar i kalibrit “rakia behet nga rrushi” mund te arrije. Mjeku ne fjale eshte agjenti 007. Qr e bene leshon pedofil sikur eshte James Bond.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muharem Kaso

      Hajde nivel hajde .. gjin nika eshte 100% emer e mbiemer katolik . Epakuptueshme qe nje katolik te mbledhe vullnetare per isis . E dyta a mund te ma shpjegoje dikush qe ke shpia ime strehohet motra ime me femine po permendet sikur po strehoj familjen e nje banditi (ish kunati i vdekur ) Nese ai strehon motren e ve e femine e saj i heq kapelen se eshte fisnikeri . Un ndoshta e kam kuptuar gabim sdi cte them

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot na fal cfare ke krijuar !

        Rreme ! Nuk eshte emri qe te ben Myslim dhe Kriminel opo Dervish.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje