Detaje të reja nga shfrytëzimi i tre vajzave të mitura nga 3 të rinjtë në Fushë-Krujë.
Familjarët e 3 të miturave që janë shfrytëzuar për prostitucion nga 3 të rinjtë në Fushë-Krujë kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar pasi kanë qëndruar në vendndodhje të ndryshme në Fushë-Krujë dhe Durrës.
Vajzat kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpitë me dëshirën e tyre dhe gjatë kësaj kohe janë shfrytëzuar për prostitucion nga djemtë të cilët i kishin njohur dhe ishin miq me njëri-tjetrin.
Tre personat e arrestuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu, fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre.
Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre.
Kohe te keqia kane ardhun : .i njeriu ,njerine.
O lloj kriminelesh a ju ze gjumi kur beni Keto Pune ,a keni motra kund?
show-bizi,perputhen ,big-bradher tik tok,instagram etj,etj,ky do jete rezultati i rinise se sotme,e famshme per shale,per gjoks,e aspak per mend,fatkeqesisht me duket se eshte vetem fillimi.