Një operacion i Policisë së Tiranës në bashkëpunim me atë të Krujës zbuloi se 3 vajza adoleshente, të larguara nga shtëpitë e tyre një vit më parë, shfrytëzoheshin për prostitucion.
Në një njoftim për mediat, policia tha se kishte arrestuar 3 persona, si autorë të dyshuar, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim. Sa i përket vajzave, të moshës 15, 16 dhe 17 vjeçe, policia nisi procedim penal për ushtrim prostitucioni:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.
Në kuadër të këtij operacioni: u ndaluan shtetasit S. D., 21 vjeç, K. K., 24 vjeç, dhe F. C., 20 vjeç, të tre banues në Larushk; u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk; u proceduan penalisht 3 shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe”.
Nga hetimet rezultoi se 3 të arrestuarit së bashku me të shpallurin në kërkim, “në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetaset e mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare. Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras”.
Gjatë kontrolleve fizike të njërit prej të arrestuarve dhe të 17-vjeçares, policia gjeti një sasi kanabisi. Tre të miturat ishin larguar nga banesat përkatëse në muajt qershor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.
Shtet kurv mëri plasi mrena malokët.
Hiqe kete shprehje se shume e shemtuar
Në Shqiprie ështe shume keqë, as kushë nuke ka sigurië për jetën dhe dinjitetin e tyrë. Janë njësoj si në lindje a po në vendet islamikë. Ne kemi pilicie që janë për të marrë rryshfet ose me vue gjoba kotë.
Cfare po flet ooo koqe kandari, Pse ne gjermani qe ka prostitucion eshte nga pasiguria e Gjermanise apo nuk je fare ne kete planet ti.Ik ha ndonje tas fasule, qyp.
Shqiptaret te ndershem me moral dhe te buses. E beson njeri ne bote ?
Lereni vajzat tẽ qhien. E mbrojnë dhe shfrytzojnë vet Pyllin e tyre.
Aaaa thuaj, ti qenke lloji shpellarit vella. Pse merr fryme kot or llum, ik lere oksigjenin per te tjeret.