Rrëzimi i një skele nga pallati në ndërtim i firmës Arlis ka lënë të dëmtuar dy kalimtarë, mes të cilëve edhe bashkëshorten e ish-futbollistit të njohur Bledi Shkëmbi, Imeldën.
Top Channel kontaktoi me ish-kapitenin e skuadrës së futbollit “Skënderbeu”, i cili tha se në ato momente ishte me avokatin në përgatitjen e dokumenteve për të ngritur padi ndaj firmës së ndërtimit, përfaqësues të së cilës deri në mesditë nuk kanë kontaktuar askënd për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të dy peronave.
Vlen të theksohet se, për incidentin mëngjesin e kësaj të marte u arrestuan për veprën penale të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë Elton Osmanllari, punëtor, Erjon Kanto, sipërmarrës dhe Zef kalaj inxhinier i kompanisë Arlis. Sipas verifikimeve të grupit hetimor në terren, ata nuk kishin zbatuar rregullat për të ruajtur, qoftë punëtorët, ashtu edhe këmbësorët.
Pas arrestimit të 3 përgjegjësve për incidentin, kantieri i ndërtimit ishte boshatisur dhe puna ishte ndërprerë në pallatin Arlis. Nga ana tjetër, dy të plagosurit vijojnë të jenë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Incidenti i ndodhur në një pallat në ndërtim në Tiranë ku u plagosën dy kalimtarë nuk është një rast i izoluar. Gjatë vitit 2023 u evidentuan 102 raste nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.
Sektorët me problematikë përsa i përket incidenteve në punë, ku jo rrallë herë kemi hasur edhe humbje jete nga punëtorët janë ndërtimi, minierat dhe fasoneritë.
Bled mos fal asnje milimeter,kerko denim max te ketyre shpellareve ndertuse.
Nëse do të ketë tabelë kujdes mos kaloni afër skelës e keni të humbur gjygjin
O inspektor, o trongull! Ata ishin në trotuar!! Nuk ndalohet kalimi ne trotuar! Duhej siguruar kalimi kembesorve siçduhet! Mos boj avokatin e djallit! Shpresoj të denohen jo vetem puntori dhe inxhinieri por dhe pronari kompanisë! Se kollaj kur kërkon 2200-2800€ për m2 në atë objekt e nuk vendos as mbrojtëse për qytetarët!!!
Ngaqe kemi inspektore sigurie si puna jote, prandaj po vdesin njerezit si ne Afrike. Ate tabelen e di vete ku ta futesh.
Grykësia e platformës së Beri Zhdukjes së Shqipëtarëve. mjerë populli ; aq sa ka mbijetuar në këtë kotec. na ruajt ZOTI se ska shpresë tjetër, .....
Grykësia e platformës së Beri Zhdukjes së Shqipëtarëve. mjerë populli ; aq sa ka mbijetuar në këtë kotec. na ruajt ZOTI se ska shpresë tjetër, .....
Bravo, hapi i duhur. Perveç atyre qe kane pergjegjesi penale, duhet te mbaje pergjegjesi civile edhe firma ndertuese. Po te paguajne 500 mije euro demshperblim viktimave per cdo incident do ta shihni sa mire do t‘i sigurojne skelat.
therini kta plehra bashke me pronarin e firmes se ndertimit. vemje vrases per te kursyer para. O Bled shko futi plumbin pronarit te hyrja e pallatit se as kamera nuk ka.
Shtet Vrk
Shtet Vrk