VIDEO: 20 vite shpërndarës droge në Tiranë, momenti kur Astrit Deliu i tregon policisë ku fshihte drogën

23 Janar 2024, 15:04Kronika TEMA
VIDEO: 20 vite shpërndarës droge në Tiranë, momenti kur

Personi që shihni në video është Astrit Deliu, 46 vjeç, Ai sapo ishte arrestuar nga policia, pas 20 vitesh aktivitet në shitjen e kokainës, duke e kthyer zonën e “Tufinës” në Tiranë në bazën e tij të konsideruar gati të paprekshme.

Efektivët e policisë duken në video teksa po e shoqërojnë drejtë vendit ku Deliu ka fshehur sasi të konsiderueshme kokaine. Për të shkuar deri tek vendi ku e kishte fshehur në bahçen e shtëpisë, agjentëve të Antidrogës iu deshën disa minuta.

Deliu e kishte hedhur çantën pranë rrënjës së një peme dhe pasi policia e hapi prezencë të tij gjeti kuti të ndryshme plotë me kokainë të ndarë në doza të vogla, më shumë se gjysmë kilogramë dhe një pistoletë “bereta”.

Astrit Deliu është personazhi kryesor i operacionit “Tempulli 2” në Tiranë, të cilit iu kap sasia me e madhe e lëndës narkotike.

 

2 Komente

  1. f
    feliks

    20 vjet, sa femije ka marre me qafe ky mortja, sa prinder jane ndare nga ky monster,

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fat man

      Po kapot e shumices ku jane? Ne kerkim te shperndaresve te rinj, polici b.q.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje