“Mjeku ka filmuar të miturën dhe ka shpërndarë pamjet”- Gazetarja tregon si Dervish Hasi njohu vajzën: 16-vjeçarja shkoi në spital dhe…

22 Janar 2024, 22:14Kronika TEMA
“Mjeku ka filmuar të miturën dhe ka shpërndarë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që u zbulua në kryeqytet ku një mjek kardiolog kishte marrë në banesën e tij një vajzë adoleshente dhe me të kishte nisur një marrëdhënie.

E ftuar në emisionin “Open” në News24 Lala zbuloi se Dervish Hasi ishte njohur me vajzën kur ajo ishte vetëm 14 vjeç teksa ajo kujdesej për një të afërm të sajin i cili merrte mjekim nga Hasi.

Ajo shtoi se ai kishte marrë numrin e të miturës dhe aty ka nisur komunikimin e parë me të.

Gazetarja tregoi më tej se Hasi e ka fotografuar dhe filmuar vajzën në pozicione të pahijshme dhe më pas ka shpërndarë pamjet.

“Dervish Hasi u njoh me vajzën kur ishte 14 vjeç. Ajo shkoi në spitalin Shefqet Ndroqi kur kujdesej për një të afërm. Gjatë qëndrimit atje mjeku duke shkelur etikën ka marrë numrin e vajzës dhe ka nisur komunikimin e parë.

Ai ka mbajtur vajzën në ambiente të ndryshme pa dijeninë e vajzës. Prindërit kanë bërë çdo përpjekje për të larguar vajzën. Dervish Hasi bashkëjetonte edhe me 3 gra të tjera dhe kishte 7 fëmijë me to. Gjithë komuniteti ku ai jetonte e dinte dhe askush nuk reagonte për të parë gjendjen ku jetonin fëmijët dhe zonjat në fjalë. Ne nuk e dimë nëse ato kanë apo jo të drejta.

Dervish Hasi e ka fotografuar dhe filmuar vajzën dhe më pas ka shpërndarë pamjet. Në momentin që filmon një person vulnerabël si vajzën në fjalë.

Ai e ka filmuar dhe fotografuar vajzën, ndërsa avokatët e kanë mbrojtur duke thënë se feja e lejon të mbajë disa gra. Është shkelje të filmosh një fëmijë sepse nuk gjykon dot”, u shpreh ajo mes të tjerash.

5 Komente

  1. X
    Xeni i mullah Saliut

    E ka te shenjte islami poligamine dhe incestin.Muhameti a.s paqa e Zotit qofte mbi te,-sic thote k ministri yne i madherishem.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Guzi

      Islamiker qelbesira

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Islami duhët që të ndalohet me ligj si nazizmi dhe komunizmi në vendet e cilivizumë.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Devis

          Po me komunizmin c pate?? Se vetem ai ua qinte nènat deri me sot te tereve dobiçerve qe qelbèn kete vend

          Përgjigjjuni
          1. A
            Al bani

            Pedofile ekstremista islamike mashtrues tradhetare te pandjeshem te shemtuar, te piset impotente te gjymtuar. Pertace dhunues perdhunues te ngrysur, te deshpruar te pabese trushperlare. Te lodhur psiqikisht fiziksht negative primitive. Te ashper tinzare shpellare truthare te prapambetur te djallzuar te pa lare te pa rruar. Te kequshqyer te urryer perjetesisht te nenshtruar dhe nga zoti te harruar.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje