50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh është rikthyer në brug me një vendim të ri të gjykatës.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpiak për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.
Rikujtojmë se 50-vjeçari ka vrarë me armë gjahu kunatin pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime. Menjëherë më pas është dorëzuar në polici.
Ti hengri leket Kuja ,tani vuaj denimin ,po ku te falin greket se ke te drejte apo jo ,po te mernim te gjithe armet per cdo padrejtesi do behej hataja , cdo kush do merte armet dhe do vriste