Kush e kërcënoi gjyqtaren? Gazetarja tregon konfliktin personal të Këlliçit me kolegët e saj

22 Janar 2024, 14:12Kronika TEMA
Kush e kërcënoi gjyqtaren? Gazetarja tregon konfliktin personal

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi, ka marrë një letër kërcënimi me jetë, për të dhe familjen e saj, gjë që e nxitur atë të kërkojë mbrojtje të posaçme nga KLGJ.

Ka qenë vetë gjyqtarja ajo e cila ka bërë më dije këtë ngjarje, në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Për këtë çështje ka folur sot në Breaking në Top News, gazetarja Anila Hoxha. Gazetarja ka dhënë detaje në lidhje me disa nga pistat ku po hetohet nga Policia e Shtetit.

“Deri në orët e vona të fundjavës policia ka këqyrur edhe kamerat e sigurisë me shpresën se do të gjente një person që ka shkruar letrën me dorë të kërcënimit të gjyqtares. Policia ka vendosur mbrojtje të parakohshme.

Në Gjykatën e Tiranës çdo person që hyn kontrollohet. Aty ka një detektor që kontrollon, ka dy oficerë policie dhe një punonjës civil. Pra nuk është e vështirë të identifikohen personat që kanë hyrë dhe aq më tepër që korridoret kanë kamera”, tha Anila Hoxha.  

Për sa i përket pistave aj u shpreh se “nuk besoj se ka të bëjë me ndonjë çështje konkrete, sepse Gjykata e Tiranës nuk shqyrton çështje të forta dhe shumë të njohura, nuk shqyrton çështje që kanë rrezikshmëri për jetën. Të paktën gjykatësja nuk ka një çështje të tillë. Letra do të çohet për akt-ekspertizë daktilografike në Policinë e Shteti duke shpresuar se mund të identifikohet autori.

Hapi tjetër do të jetë marrja e një dëshmie të kancelarit si dhe gjyqtarja do të thërritet sërish për pyetje. Por ka dyshime që mund të jetë jo vetëm për shkak të detyrës, por edhe një konflikti që ka ndodhur në gjykatën penale të qytetit.

Pak ditë më parë gjyqtarja është përfshirë në një shaka mes kolegeve (kjo nuk është pistë kryesore), të cilëve u ka thënë se ka të dhëna se dikush nga ata është përgjuar (Në formë e shakasë). Pas shakasë ka pasur reagime të ashpra mes tyre. Konflikti ka perceptuar dhe pas kësaj shakaje ka pasur një situatë të ngrirë mes kolegeve", tha gazetarja. 

13 Komente

  1. H
    Hallexhiu

    Pika qe s’u bie mu ne gjyqtare! Ne vend qe te tregojne seriozitet, merren me thashetheme. Aq me teper kur i stisin dhe vete. Drejtesia qe duam.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Drejtesia jonë është që nuk di njeriu i shkrete nese duhet të qajë apo të qeshë. Por edhe gazetarët ama, lere mos e pyet janë. "Ishte shaka", thote. Pastaj shkruan: "Konflikti perceptoi." Nuk e di kush e ka shkruar keshtu, ky i Temës, apo Anila Hoxha. Konflikti "precipiton", nuk "percepton". Njeriu percepton, jo konflikti. Po ç'ju duhet qe perdorni fjale të medha kur nuk i dini. Shkruani thjesht dhe shqip, dhe nuk bëni gabime. Shkruaj që: "Disa çuna problematikë në gjykatë e moren per ters shakanë, dhe plasi konflikti mes tyre. Gjerat u pershkallezuan deri sa i thane njeri tjetrit "Ptu ptu, jemi zemeruar bashkë. Do t'i them mamit sa të shkoj në shtepi."" Tufe debilësh. Jane edhe gjykatës.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Juli

      Në Albanistan të gjithë merren me thashetheme o TRAP.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ardes

        Pordhe...pordhe...ai qe do te vret pa leter ,pa firme,pa ze....

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shakaxhiu

          Ashtu sic beri shaka me koleget edhe koleget bene shaka duke i derguar nje leter

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fat man

            Gazetaruce, ku ishe asgjekundi cfare bere asgje.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Ky qe i ka derguar leter gjyqetares,duket qe eshte injorant nga shkrimi ne ate leter qe eshte me keq se kembet e pules. Ruhuni nga injorantet se nga te mençemit nuk te gjen gje.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goni

                “Gjyqtare” 21 vjec! Te dhjefsha drejtesine.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazoza

                  Po mire, ky konflikti perceptoi, apo precipitoi? Dambllaja qe s'ju bie

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    km

                    Jo konfliktit Ka perceptuar,por ..."Ka precipituar"...

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eda

                      shkrimi i dores eshte i nje femre... 100%

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Dava kurvash. Zihen putanat e pushtetit kriminal te ripjelljes dhe behet problem shteti. Shtet i degjeneruar deri ne palce.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shko

                          Gjyqtare krimi...keta duhet te varen te paret...nuk kemi gjykates qe rrespektojne Ligjin!keta rrespektojne parane...fuck!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje