Shkëmbi ra në banesën në Përmet, fqinji: Dola zhveshur, kemi punuar me thonj për të nxjerrë djalin

22 Janar 2024, 12:55Kronika TEMA
Shkëmbi ra në banesën në Përmet, fqinji: Dola zhveshur,

Një prej fqinjëve të familjes Vangjeli, të cilët u përballën sot me një situatë të rëndë, pasi i ra shkëmbi sipër duke bllokuar 25-vjeçarin, thotë se sapo ka dëgjuar zhurmën ka shkuar menjëherë për të parë se çfarë ndodhi dhe është përballur me atë situatë.

Ai tregon për Report Tv ndihmën që dhanë bashkë me fqinjët e tjerë për të nxjerrë 25-vjeçarin. Një thirrje e ka edhe për inistucionet, për të cilat thotë se duhet të marrin masa pasi një situatë e tillë mund të ndodhë sërish dhe mund të kthehet në tragjedi.

“Momenti parë ishte zhurma njëherë. Bërtitja e familjes. Dola zhveshur, me mbathje, kam ardhur nga rruga lart. Kam parë gurin brenda në shtëpi. I them gruas i ka hyrë guri Thomait brenda.

Kemi punuar me thonj, jemi prerë e grirë në atë mbeturina. Morëm kompresorin, pamë që ishte një vend bosh dhe po i hiqnim gurët avash avash. Siç flinte, kishte dhimbje të fortë te kyçi i këmbës.

I ati, xhaxhai, çuni i xhaxhit tim dhe unë kemi qenë të parët që kemi hyrë brenda dhe u kemi dhënë ndihmën e parë. Institucionet të vijnë të verifikojnë, nga ka ardhur guri. Mund të bëhet një katastrofë tjetër”, tha ai për Report Tv.

Lini një Përgjigje