FOTOT/ Shkëmbi e zuri në banesë, nxirret 25-vjeçari! Dërgohet me urgjencë në spital

22 Janar 2024, 09:46Kronika TEMA

FOTOT/ Shkëmbi e zuri në banesë, nxirret 25-vjeçari!

25-vjeçari Dhimitër Vangjeli është nxjerrë nga banesa ku mbeti i bllokuar në fshatin Çarçovë, Përmet, pasi e zuri poshtë shkëmbi.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Siç shikohet në foto, 25-vjeçari ka qenë në shtrat dhe nga sa mësohet shkëmbi i ka zënë këmbët. 

Pamjet janë të frikshme dhe tregojnë se si shkëmbi ka shkatërruar çatinë e shtëpisë dhe ka përfunduar në shtratin e të riut duke e lënë të plagosur.

 

Lini një Përgjigje