E rëndë në Përmet/ Shkëmbi bie mbi banesë, zë poshtë 25-vjeçarin

22 Janar 2024, 09:04Kronika TEMA
E rëndë në Përmet/ Shkëmbi bie mbi banesë, zë

Një i ri ka mbetur i bllokuar në banesë, pasi një masë shkëmborë ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në shtëpinë e 25-vjeçarit.

Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e të riut.

Përmet/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç.

Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e tij.

Lini një Përgjigje