Burri rreh gruan e pajisur me urdhër-mbrojtje dhe vjehrrën, arrestohet 40-vjeçari në Peqin! Çfarë i gjeti Policia

21 Janar 2024, 15:47Kronika TEMA
Burri rreh gruan e pajisur me urdhër-mbrojtje dhe vjehrrën, arrestohet

Një 40 vjeçar në Peqin ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe nënës së saj.

Bashkëshortja e agresorit ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik 40-vjeçarit i është gjetur edhe një thikë.

Njoftimi i Policisë:

Peqin-Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në lagjen “Xhami”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 40-vjeçarit, 1 mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje