Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një 63-vjeçar ka vrarë me armën e gjahut një 52-vjeçar.
Bëhet me dije se pas ngjarjes, autori Islam Meta ka telefonuar policinë duke rrëfyer krimin dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë hakmarrja pasi viktima, Petrik Kuka në 2013 për motive të dobëta i ka plagosur vajzën autorit, shtetasit Islam Meta.
Informacion paraprak
Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pushka top iu befte.Kur s ka shtetvqe burgos dhe ekzekuton psikopatet,kur psikopati s merr vesh me fjale...akti I fundit I individit te victimization eshte vetgjyqesia....