U kërcënua me jetë, merret në mbrojtje nga policia e Tiranës, gjyqtarja Arnisa Këlliçi

21 Janar 2024, 10:30Kronika TEMA
U kërcënua me jetë, merret në mbrojtje nga policia e

Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje gjyqtaren Arnisa Këlliçi, pasi kjo e fundit tha se kishte marrë një letër kërcënuese ku përmendeshin edhe fëmijët e saj.

Këlliçi në kërkesën drejtuar KLGJ për mbrojtje thotë se letra përmban të dhëna kërcënuese për të, fëmijët dhe familjen e saj.

Në letër, gjyqtares i përmendin fëmijët dhe e kërcënojnë se do ia vrasin, nëse ajo nuk “sillet siç duhet”.

“E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt”, thuhet mes të tjerash në letër.

 

Lini një Përgjigje