Merr letër kërcënuese gjyqtarja Arnisa Këlliçi, kërkon urgjentisht mbrojtje: Keni dy fëmijë...dhe...mendoni për ta!

20 Janar 2024, 19:31Kronika TEMA
Merr letër kërcënuese gjyqtarja Arnisa Këlliçi,

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Arnisa Këlliçi, është kërcënuar me vdekje dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar mbrojtje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në shkresën që ajo i ka drejtuar KLGj-së i vë në dijeni se letra e kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë, kur data shënon 20.01.2024.

Pjesë nga letra kërcënuese:

"E dashur Arnisa.

Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta!

Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë.

Me respekt".

Letra mendohet që të jetë dërguar nga burgu, teksa përballë këtij kërcënimi gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor t'i mundësohet mbrojtje e posaçme.

"Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, m ë ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni te nevojshme’, shkruhet në letrën e plotë të gjyqtares Arnisa Këlliçi drejtuar KLGJ", i kërkon gjyqtarja KLGJ-së.

10 Komente

  1. V
    Vdekje krimenelëve

    Kërcënuesve kriminel burg të përjetshëm!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Eshte e besueshme se gjyqetaret jane nen kercenimin krimit. Krimii dihet nga kush drejtohet. Ai drejtohet nga ai qe del si papa i vatikanit ne dritare,papa Saliu. Po nuk u zhduk Saliu nuk ka qetesi shqiperia. I del detyre qeveris te kujdeset per njerzit e drejtesiise. Ata duhet te beijn detyren e tyre ne kushte normale. Policia,shish e organet e tjera te sigurise duhet te jene sa me te gatshem dhe te jene te pergatitur profesionalisht me larte se krimineli.Keto kercenime ulin efektivitetin e punes ne drejtesi. Krimit i duhet treguar vendi nga prokuror e gjykates trima.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patriot

        Vranakonti suflaqe PPSH, mafia shqiptare feston 30 vjetorin e krijimit te saje ne shqiperi. Ne baze te dhenave boterore jo shume kohe nga ngritja e mafies shteti duhet te ngreje antimafien. Mqs Saliu paska te gjithe te zezat, pse nuk pyete KM, qe ka nje dekate I gjithe pushtetshem, te ngreje nje antimafie? Ai nuk do ta ngreje sepse mbi gjysma e deputete dhe qeverise duhet te ishte ekzekutuare. I pari ne liste duhet te ishte Beqja qe I ka hyre ne hake 3 000 000 banoreve me mjkesine e fashme falas me pagese.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kosovari

          I thual Belindit ,ndoshta ju mbron for free ?

          Përgjigjjuni
          1. t
            tirana e vjeter

            Nuk e njoh kete gjyqtare dhe nuk e di e perse eshte kercenuar, porse shtroj dy pyetje: 1. A jane kercenuar ndonjehere gjyqtarë si Artan Gjermëni nga Lushnja edhe pse ka denuar njerez te pafajshem, duke ditur me se miri qe provat jane te manipuluara? 2. A jane kercenuar gjyqtaret e apelit ( ne kohen e tropojsit te Sales -kryetarit te asaj gjykate qe sot eshte AVOKAT- qe kane denuar njerez te pafajshem (sepse merrnin urdhera nga lart)? Asnje here! Ata i "dënoi vetingu", porse dolën te palagur per poshtersitë që kanë bërë. Kurse tê dënuarit e pafajshëm jetojne me kete "peshë"mbi kurrizin e tyre.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vuk Karaxhic baba i Lexhendes

              Qeroni tre veta: Sal, Like, Edvin, ene bim rehat ne pasnaj...

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flamuri

                Kercenuesi do te kapet nga shkrimi.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vigjilenca

                  Mendoj se në këto momente është e duhur ngritja e një opinioni publik në mbrojtjen e gjyqtarëve të përgjegjshëm. Mediat e shkruar dhe ajo televizive duhet të vlerësojmë dhe të informojnë publikun për punën e palodhur dhe të vështirë në këto momente të drejtësisë si dhe të sensibilizojë opinionin shoqëror që drejtësia të ketë më shumë frymëmarrje.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Popull

                    Sala i dergon...ne emer te burgosurve...ai qelbesire kercenon hapur....te varet ne shesh ,kerrma serbomalazez..kur te ngordhe ky bastard 3milion Shqiptare jane betu,ti dhjesin varrin,te mbaje ere deri ne serbi.

                    Përgjigjjuni
                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Është formë për trëmbjen e gjyqtarëve, për ata që do marrin në pyetje Berishën!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje