Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja në Burrel, përse ndodhi plagosja në vitin 2013

21 Janar 2024, 11:26Kronika TEMA
Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja në Burrel, përse ndodhi

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 52-vjeçar në Burrel është vrarë me armë zjarri nga një 62-vjeçar.

Sipas burimeve, viktima është shtetasi Petrit Kuka, ndërsa autori i vrasjes Islam Meta.


Në vitin 2013, viktima, Petrit Kuka i plagosi vajzën Metës. Kuka ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan me dikë tjetër.

Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën kur ajo u fejua dhe prej asaj ngjajrjeje marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.

 

Lini një Përgjigje