Xhaxhai i Aleks Nikës: Vrasja e nipit tim dhe 3 protestuesve, me urdhër nga lart! Topi është në fushën e drejtësisë

21 Janar 2024, 11:00Kronika TEMA
Xhaxhai i Aleks Nikës: Vrasja e nipit tim dhe 3 protestuesve, me

Xhaxhai i Aleks Nikës u shpreh gjatë homazheve për "21 Janarin" se krimi shtetëror u mbulua nga pushteti i asaj kohe. 

Ai tha se provat janë prishur, por familjarët janë ende me sytë nga drejtësia, nga SPAK-u, që fajtorët të dënohen. 

"Vrasja e Aleksit dhe 3 protestuesve të tjerë u zbardh para kamerave, ishin protestues që nuk po bënin rrugë.

Të katërt u vranë në bulevard, një urdhër nga lart mund të çonte në vrasjen e protestuesve.

Ky është një krim shtetëror që është thyer. U prishën provat. Nga ky vit kemi shpresë dhe besim se 21 Janari do flasë në gjuhën e së vërtetës, ligjit dhe drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është i detyrueshëm për t'u zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare, jemi me shpresë", u shpreh ai. 

1 Komente

  1. M
    Mul Noka

    Na ke ca karin dhe ti bythqir... Po a e coi Rama nipin tend ne luft mer burr kurv qe jeni shit per pes lek... Kerkoji llogari Rames mer kar se vit per vit tu dal si barbona

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje