Një tjetër operacion mbarëkombëtar është zhvilluar në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike. Peshën më të madhe e mban sërish Antidroga e Policisë së Tiranës.
Sipas informacioneve deri më tani janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total.
Ky është vazhdimi i operacionit 'Tempulli'. Shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike.
Ndërkohë, në qytetin e Vlorës raportohet se janë 35 të arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta. Policia ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar mbi këtë operacion.
Lini një Përgjigje