Prokurori Ilir Hoxha shkarkohet nga detyra

22 Janar 2024, 12:08Kronika TEMA
Prokurori Ilir Hoxha shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 22 janar vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Gjatë seancës dëgjimore më 18 janar, prokurori Hoxha dha shpjegime para Komisionit për bilancet negative në krijimin e disa pasurive; dyshimet e ngritura nga AKSIK për veprime të kundërligjshme në ushtrimin e detyrës; si dhe për gjejet të kriterin profesional, duke i kundërshtuar ato dhe pretendoi se kishte vërtetuar se plotësonte kriteret për t'u konfirmuar në detyrë.

Ilir Hoxha e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si oficer i Policisë Gjyqësore, të cilën e ka ushtruar pranë Prokurorisë së Pogradecit. Në vitin 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa në 2023-in u transferua në Prokurorinë e Durrësit kue ushtroi funksionin deri në shkarkimin nga detyra.

2 Komente

  1. M
    Miku i Donald Lu

    Jo se u shkarkua, po siguri do tekete qene jurist i " Plepave". Kjo nisur nga periudha kur ka filluar dteyren si hetues ne policine gjyqesore, por edhe sepse si jurist ne CV e tij nuk permendet se ku i ka kryer studimet, siç per kedo tjeter me pare, kjo eshte bere e ditur.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shko

      I boni leket per 50 vjet...se ka problem..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje