Babë e bijë i zuri poshtë skela e pallatit në ndërtim në Tiranë, njëri nga të plagosurit në gjendje të rëndë

22 Janar 2024, 11:54Kronika TEMA
Babë e bijë i zuri poshtë skela e pallatit  në ndërtim

Dy persona u plagosën sot në Tiranë pas rrëzimit të skelës nga një pallat në ndërtim.

Ngjarja e rëndë ndodhin në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku si pasojë e rrëzimit të skelës u dëmtuan dy kalimtarë, shtetasi H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.


Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se 70-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale  I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat inxhinierin dhe dy punëtorë të pallatit ku ndodhi aksidenti.

1 Komente

  1. P
    Parruca

    Aksidente ndodhin ne gjithe boten, dhe shumica per shkak te gabimit njerezor por ne Shqiperi « Papergjegjshmeria » eshte instutucion! Punetoret qe montojne me pak bullona sec duhet ne skele, vene peshe me shume se standarti. Montatoret shqiptare historikisht nxirrnin pjese teper gjate montimit ne cdo makineri qe montonin. Mekaniku me tha nje here spo ta montoj kapakun e pare te motorrit se nuk sherben per gje. Tani ti kur degjon kete pyet veten, eshte me i zgjuar ky mekaniku apo ata inxhinieret projektues te makines.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje