Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm është shtyrë sërish seanca për Fredi Belerin, i cili kërkon leje për t'u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë paraqitja e përfaqësuesit ligjor të Burgjeve pa prokurë të posaçme.
Beleri apeloi vendimin e shkallës së parë, që e rrëzoi kërkesën e tij. Ndërkohë, seanca e radhës u la për të mërkurën e ardhshme, datë 24 janar. GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Belerit për masë më të lehtë sigurie se ajo arrest me burg.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Qe t'i mbyllet goja Fredi kriminelit,duhet menjhere t'i jap denimin e merituar si kriminel i Peshkepise dhe hajdut votash,gjykata dhe te mos e zgjasin akoma.
ky qelbesira vrases kriminel,akoma kujton se do ja hedhi drejtesise si ne kohen e kriminelit Sali,aty te rri ,ne burg ndyresira .Rrofte Shqiperia ,poshte qelbesirat grekofone ,qe si shushunjat i jane qepur vendit tone.