Plagosja në Krujë, policia jep detaje: U qëllua me armë nga një 52-vjeçar

22 Janar 2024, 16:25Kronika TEMA
Plagosja në Krujë, policia jep detaje: U qëllua me armë nga

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Krujë, ku mbeti i plagosur Agron Asllani, ndërsa autori i dyshuar është shtetasi Imer Kameri.

Policia bën me dije se rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Agron Asllanin, 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje