“Tempulli 2”, në pranga edhe anëtari i partisë së Ilir Metës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit

22 Janar 2024, 17:47Kronika TEMA
“Tempulli 2”, në pranga edhe anëtari i partisë

Një nga 7 grupet kriminale të goditura gjatë orëve të fundit në kuadër të operacionit “Tempulli 2” e kryente aktivitet kriminal në Qarkun e Elbasanit.

Mes 23 personave që kanë rënë në pranga në Elbasan, është edhe një  student si edhe një anëtar i Këshillit Bashkiak i grupit të këshilltarëve të djathtë.

Bëhet fjalë për shtetasin Franko Hakilja këshilltar nga radhët e LSI-së (Partia e Lirisë).

Të arrestuarit pritet të dalin para trupit gjykues ku do vlerësohet masa e arrestit si edhe do caktohet masa e sigurisë.

Lini një Përgjigje