
Gazetarja Aida Topalli ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Tempulli” ku u arrestuan 273 persona, ndërsa u sekuestrua drogë, para e armë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se janë 5676 persona të paraburgosur dhe të dënuar.
Sipas saj 3005 prej tyre janë vetëm të paraburgosur ku disa prej tyre dhe pse qëndrojnë 6 muaj, dalin më pas të pafajshëm.
“5676 persona të paraburgosur dhe të dënuar. 3005 prej tyre janë vetëm të paraburgosur. Problemi është se ne më shumë kemi të paraburgosur se sa të burgosur. Lihen 6 muaj në paraburgime. Shpeshëherë ka pasur raste që kanë dalë dhe të pafajshëm. Rastet me të mitur gjithmonë trajtohen veç jo me grupe të tjera. Situata është alarmante”-tha ajo.
Ndertoni Burgje te reja...qe te kete kapacitet sa me shume ....se duhen vite te tera deri sa njerezimi ne shqiperi te ndergjegjesohet me pune dhe me nje jete normale... Kush respekton familien dhe te dashurit e tyre .... i nenshtrohet jetes normale...kush do te beje pasuri te shpejte...burgun po e po .... por fatekeqesisht vuajne te gjithe pjestaret e families..
Analize e sakte. Gjendje alarmante, ia kalon Diktatures.
Burg për vjedhje byrek me gjizë dhe i lirë me detyrim paraqitje për miliona euro të vjedhur nga buxheti i shtetit Drejtësia e re