"Iu vu minë dhe është hetuar për shit-blerje armësh", gazetarja: Mjeku Hasi edhe më parë ka ngacmuar të afërmit e pacientëve

25 Janar 2024, 09:44Kronika TEMA
"Iu vu minë dhe është hetuar për shit-blerje

Dy gazetaret, Dorjana Bezat dhe Glidona Daci zbuluan detaje të reja nga e shkuara e mjekut Dervish Hasi, i cili ka abuzuar me një 16-vjeçare.

Daci u shpreh se 42-vjeçarit i është vënë minë në vitin 2019, gjithashtu është hetuar për shit-blerje armës. Ajo theksoi se këtu fshihet diçka krejt tjetër, që nuk ka lidhje vetëm me aspektin social.

Gjithashtu më poshtë përmendet edhe një fakt në lidhje me bashkëjetuesen e dytë të mjekut Dervish Hasi.

“Gruaja e tij e dytë i përket një personazhi të rrezikshëm në Bulqizë, personazh i cili është hetuar në çështjen e indroktrinimit të personave të ndryshëm nëpërmjet besimit drejt Sirisë.

Ai është vrarë në 2014 dhe bashkëshortja e tij është bashkëjetuesja e mjekut. Duhet hetuar me detaje e shkuara e mjekut. Dervish Hasi i është vënë minë në vitin 2019, është hetuar për shit-blerje armësh, pro nuk është vërtetuar nga Prokuroria. Unë mendoj që këtu fshihet diçka krejt tjetër që nuk ka lidhje vetëm me aspektin social”, tha Daci.

Nga ana tjetër Dorjana Bezat zbuloi se mjeku ka ngacmuar edhe të afërm të pacientëve të tjerë, gjatë kohës që ishte me detyrë në Dibër. Banorët e asaj zone, sipas saj, e kanë zgjidhur me mënyrat e tyre, përfshirë dhunën.

“Përpara se të shërbente tek Shefqet Ndroqi ky mjek ka qenë në Dibër, ku ka pasur raste të dhunimeve nga qytetarë të ndryshëm të afërmit e të cilëve kanë rënë pre e ngacmimeve të mjekut.

Nuk ka pasur denoncime, por e kanë zgjidhur privatisht duke dhunuar mjekun ose duke krijuar situata që nuk kanë arritur deri tek dera e policisë. Dua të them që kjo nuk ishte hera e parë që ai ngacmonte të afërmit e pacientëve te tij”, u shpreh Bezat.

 

 

2 Komente

  1. m
    muhamed pedofili

    Islamizmi duhet bere i jashteligjshem, sic ka qene per 40 e kusur vite. Asgje e mire nuk vjen nga kjo fe pedofilash. Kto kafshe shqip folese duhen tredhur kimikishte

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bezat Berat Kombinat

      Ma pas mjeku leshator treçereksh shkoi dhe vodhi gjithe sekretet e avioneve stealth dhe ja shiti Putinit. Me pas u takua me Kadafin para se ta vrisnin dhe mori nja tre gra qe andej. Pastaj coji 7 anije me arme dhe raketa patriot ne Somali. Me pas shkoi ne Diber ku punoi si mjek dhe ku u lidh me mafien dibrane duke kontrolluar gjithe trafikun e droges ne Kolumbi. Me pas shkoi ne Kolumbi ku u takua me Janaq Eskobarin se ashtu kishte ca pune. I qr e bete kete leshator si agjenti 007. Gazetare vk, futja kot per ca lexime. Rraseni brenda kete pedofil me lesh dhe boll na e bete si agjentin e CIA apo Toto Riina.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje