Telefonata e fundit me kunatën? Takimi në pyll me vrasësin, shtohet misteri për vrasjen e Bledar Dedjas!

25 Janar 2024, 15:42Kronika TEMA
Telefonata e fundit me kunatën? Takimi në pyll me vrasësin,

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes makabre të shqiptarit, Bledar Dedja në Itali. Siç bëjnë me dije mediet italiane, Dedja dhe vrasësi i tij u takuan në pyll, aty ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Nuk përjashtohet pista që të kenë mbërritur me të njëjtën makinë, e cila u gjet 100 metra larg trupit të viktimës.

Sakaq, gjatë kontrollit të telefonit të Dedjas hetuesit kanë konstatuar se telefonata e fundit ka qenë me kunatën e tij.

Rezultatet e autopsisë treguan ditën e djeshme se 39-vjeçari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte goditja që kishte marrë nga pas, e cila i kishte shpuar mushkërinë.

Mister mbetet edhe fakti që shqiptari u gjet gjysmë i zhveshur, me pantallonat e ulura. Hetuesit ende nuk e kanë konfirmuar nëse Dedja kishte kryer marrëdhënie seksuale para vrasjes apo jo.

Arma e krimit nuk është gjetur dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.

 

2 Komente

  1. P
    Poseidon

    QE DON TE THOTE SE BURRI I KUNATES ESHTE EKZEKUTUESI...........INCEST...........KUSHDOQOFTE QOFTE VELLAI I GRUAS QOFTE BURRI I MOTRES SE GRUAS

    Përgjigjjuni
    1. 2
      21 Janari

      Turp i.madh eshte por incest quhet marredbenia brenda gjakut. Te shohim si do vazhdojne hetimet. Nese rezulton si thua ti, atehere ai tjetri duhej te vriste gruan e tij nese donte jo kete.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje