Gjykata e Apelit ka liruar nga masa "arrest në burg" efektivët e policisë të burgut të Peqinit, të arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit.
Vendimi është marrë ditën e sotme. Që do të thotë kanë lënë qelinë efektivët Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali.
Arrestimi i tyre erdhi pasi të premten e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i transferuar në regjimin 41b, vrau me armë zjarri të burgosurin tjetër Arben Lleshi si dhe plagosi një tjetër të dënuar, Ilir Shaqjen.
Shum mirë kanë bërë, tani ndoshta ndonjë nga të burgosuri do ti duhet ndonjë kallash, ku tja fusin në ambjentet e burgut për të marë peng gjith burgun. Pastaj prap do bëjnë arrestime, prap do bëjnë lirime. Aty desh fshirë me rrënjë ai institucion, nga kapterri i rëndomtë deri tek drejtori.