Skandali në zyrën e Bashkisë së Kukësit, shtyhet seanca për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

25 Janar 2024, 13:58Kronika TEMA
Skandali në zyrën e Bashkisë së Kukësit, shtyhet seanca

Gjykata e Posaçme shtyn seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Shkak u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues. Në seancën e sotme, do të paraqiteshin konkluzionet e mbrojtjes.

Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi deklarimin e fajshëm të Gjicit për akuzën e "korrupsionit" dhe dënimin e tij me 3 vjet burg. Për të bashkëpandehurën e tij, Alma Kaçi, SPAK kërkoi një dënim me 1 vit burg, po për akuzën e “korrupsionit”.

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës u arrestua pas një videoje të publikuar, ku ai shfaqej duke kryer seks oral me një grua, më pas të identifikuar si Alma Kaçi.

Disa ditë më vonë, u publikua një version i plotë i videos, ku Kaçi dhe Gjici flisnin për mundësinë që ajo të merrte një tender për kujdesin e qenve të rrugës në Kukës.

 

 

2 Komente

  1. h
    he mer Safet cfare te beritruri !

    Gjynof e mori ne qafe kjo plehra per nje gojore.. E gjithe ato pune qe ka kontribuar ky Gjici i shkuan per leshe per nje gojore me kete shurufllen..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje