Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës pasditen e sotme. Nënkomisari i policisë së Durrësit, Arben Pjeçi i ka dhënë fund jetës, duke përdorur armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e komisariatit të policisë së Durrësit. Pjeçi prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike, gjendje kjo e ndikuar nga një vendim për pezullimin e tij nga detyra për një afat të shkurtër kohor.
Lidhur me vetëvrasjen brenda ambienteve të komisariatit, ka reaguar edhe Policia e Durrësit, që sqaron se ishin vendosur në kërkim të tij pas një njoftimi të familjareve, se oficeri kishte humbur gjurmët.
Në njoftim bëhet me dije se trupi i pajetë i Pjeçit është gjetur në zyrën e tij të punës, e cila është dashur të hapet me forcë, pasi ishte kyçur nga brenda para se të ndërmerrte aktin ekstrem.
“Sot, më datë 25.01.2024, nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre, i cili aktualisht është në detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat. Nga Komisariati i Policisë Durrës filluan veprimet për kërkimin dhe gjetjen e specialistit.
Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi. Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit”, bën me dije Policia.
Ndërkohë sa i përket vendimit që kishte çuar në pezullimin e tij nga detyra, policia e Durrësit sqaron: “Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal. Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.
Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.
Sakaq, për këtë ngjarje të rëndë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, ndërsa është njoftuar dhe AMP për të kryer veprimet përkatëse.
Sa gjynaf, ngushllime familjes pushofte ne pace , shikoni sa e ka dashur punen dhe sa e ka ndjere gabimin, jo si Shkerdheni me Fatmir Mehdihoxhen apo Ndrea Prendi
Shoku Balla po poshteroni kuadrot qe po bejne "vetepastrim" te Policise se Shtetit plehre. Jemi ne pritje qe vetepastrimi i Policise te behet edhe ne ambjentet e Ministrise se Brendeshme.
"Plagosje e lehtë"? Ndaj kujt?! Në rast se ka plagur një hajdut, një kriminel, një kundravajtës apo shkelës ligji që ka ngritur krye duhej të gradohej dhe jo të dënohej. Policia e shtetit duhet të mbrohet nga qeveria. Por unë kam bindjen se Rama po i shet mbrojtësit e rendit. Qeveria duhet të jetë në krah të policisë dhe jo kundër saj. Dhe policia ka dhe duhet të ketë të drejtën të përdorë forcën dhe dhunën kundër shkelësve të ligjit, kriminelëve, "të fortëve" të lagjes etj etj. Ndryshe vendi nuk do bëhet kurrë. Ky është një koment që mori shkas nga kjo vetëvrasje, por ndofta arsyeja mund të jetë krejt tjetër.
Po çar jan këto deklarata të turpëshme dhe jo profesionale. Si një oficer, brenda ambjenteve të drejtorisë, në zyrën e shtetit, nuk dihet se ku është për kolegët dhe familjen, bën qitje me armë, dhe se dëgjon kush shkrepjen e armës. Këto janë paçavure, hetimi duhet të fillojë nga komisariati, dhe jo të kalojë aq lehtë, vetvrasje. Po në atl komisariat ka ambjente paraburgimi, si i bie, që një i ndaluar del, ikën, vjen dhe se sheh njeri. Turp për atë institucion, krejtesisht i pa besueshëm për publikun.
Po çar jan këto deklarata të turpëshme dhe jo profesionale. Si një oficer, brenda ambjenteve të drejtorisë, në zyrën e shtetit, nuk dihet se ku është për kolegët dhe familjen, bën qitje me armë, dhe se dëgjon kush shkrepjen e armës. Këto janë paçavure, hetimi duhet të fillojë nga komisariati, dhe jo të kalojë aq lehtë, vetvrasje. Po në atl komisariat ka ambjente paraburgimi, si i bie, që një i ndaluar del, ikën, vjen dhe se sheh njeri. Turp për atë institucion, krejtesisht i pa besueshëm për publikun.
Kjo pune bie ere !