Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një 20-vjeçar, një tjetër në gjendje të rëndë

12 Maj 2024, 14:12Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tropojë.

Si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga, një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë që shoku i tij ka mbetur i plagosur rëndë.


20 vjeçari që ishte pasagjer në automjet, shtetasi Erimsjan Gjocaj nga Bajrram Curri, humbi jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.


Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri shtetasi E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S., është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje