Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin e hapësirave publike. Sipas kreut të qeverisë ky aksion bëhet me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt në çdo cep të bregdetit tonë.
“Mirëmëngjes dhe me Velipojën ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se aksioni për lirimin e hapësirës publike në të gjithë vendin nisi në fillim të muajit korrik nga Vlora, pas vizitës që kryeministri Edi Rama bëri në bashkinë e këtij qyteti.
Do ta postoj kete konstatim vazhdimisht,derisa dikush nga ministria pergjegjese apo pushteti lokal,ta lexoje dhe te marre masa per te ndryshuar diçka. Pushoj çdo vit ne plazhin e Qeparoit dhe preferoj te perdor çadren dhe shezlonet e mi. Ketu kane lene nje hapsire rreth 30ml per plazh publik(se paku keshtu duket se tabele nuk ka),perpara hotel Riviera. Eshte mjerim i madh ta shohesh ate cope vend ku kane ngritur pirgje me zhavor e gure,plehra,çadra dhe shezlone te prishur e ku perdite hapen gropa per ti marre dhe ate pak rere qe i ka ngelur.Nderkohe ne te dy anet e kesaj hapsire,qendrojne te rreshtuara çadrat dhe shezlonet private,mbi nje siperfaqe te mirembajtur per bukuri te dyste e me rere. Nuk di a e sheh komuna dhe çfar pergjegjesie ndjen per ate masaker. TURP,TURP. Eshte investuar goxha nga shteti me pedonalen fantastike qe eshte bere dhe i ka ardhe ne ndihme gjithe vendalive por eshte mjerim qe edhe nje cope e vogel plazhi publik qe eshte lene,qellimisht e abuzojne.
Sa mire i shef ne velipoje dhe nuk ke kohe ti shikosh ne durres.boll me propagande se u neveritem Tek pista kosova para ish restorant erzenit ne plazhin publik nuk e di cfar duhet te bejne me qe ti shohin policet tuaj .plazhi eshte zene me cadra lokalesh dhe me cadra kashte te medhe ,plus gjithe plazhi eshte zene bazamente cadrah si te shezlloneve dhe gjithe vendi eshte toke e zonme i themi ne knej nga Tirona .Jam i zhgenjyer me Ramen !!!!! nuk qenka burre vetem llafe.