Këngëtari Luiz Ejlli është dënuar me një vit burg, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive.
Njoftimi i Prokurorisë:
Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.
Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.
Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.
Në datën 02.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe vendosur të deklarojë fajtor të pandehurit për faktin e dërguar për gjykim, si më poshtë:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit L.E., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 prag.2, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim;
-Deklarimin fajtor të të pandehurit F.A, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale në fushën e falsifikimit të dokumentave, me qëllim realizimin e përfitimeve në mënyrë të paligjshme.
Noteri duhet te denohet me shume sepse si nje oficer i shtetit ka shkelur haptas dhe qarte ligjin nderkohe qe duhet te jete rojtar i tij.
Ka qene ndonje grua fanse e Luizit si gjyqtare , nga ato kokelopat gra qe ngordhin te adhurojne keta tipat mashtruesa profesioniste si Luizi.
kur ta shohim ne burg ta besojme
Sa here u tha atehere kur ishte ne bigbrother qe Luizi eshte mashtrues e bixhozci por disa truthare biles edhe shume te seksit femer nuk e besonin. Edhe kur ai mashtroi publikisht te gjithe shqiptaret se ishte me semundje te pasherueshme ky grupim trutharesh per cudi e votuan me shume.Ai i ofendonte me shprehje te renda e banale femrat e BB por stafi i topqenefit nuk merrte masa ndaj tij. Banoret e BB i thane disa here karieristes mendjelehte Kiara Tito qe kujdes se ai eshte mashtrues por ajo jo vetem nuk i degjoi por dhe i bente karshillek. Per fatin tone te keq tek ne naivet jane me shumice.
Njerez me jete dhe bote shpirterore boshe qe projektojne frustrimet e tyre tek emisione halesh me histori te shpelara dhe te deshtuara. Mjafton vetem te mendosh qe ky tipi ka bo qejf ne France me taksat tona. Po ca pret me shume nga nje popull sarilesh. Presim dhe farefisin e Kiares te dali neper komente duke perseritur per te 200n here sa vajze e mire dhe e dukuar eshte.
Ke absolutisht te drejte o Beni . U leshuan grate 50 vjecare e vajzat e dalldisura pas dhunuesve e mashtruesve si pune e Luizit dhe qe thua ti na e ben edhe mbret mor te keqen . Na e bene edhe fenomen me 5 diploma universiteti. , e ai i shkreti vetem me shkolle te mesme muzike. U rrenqethen grate nga kenget e Luizit dhe harruan burrat e tyre se i duan burrat si Luizi , mashtruesa ,dhe dhunues. Dhe prit mire nga nje shoqeri e tille ku keto gra te edukojne femijet.
Vetem plehrat mashtruese adhurohen ne kete vend. Ndoshta ngaqe vetem plehra si ky kane ngelur dhe shohin veten e vet tek ky maskara.