Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për kultivimin e 10 274 bimëve kanabis, të zbuluara dhe asgjësuara nga policia më 10 gusht 2023, në zonën e fshatit Kir.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Forest 1”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-Mhill Shpati., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023.", njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje