Altin Dumani, nga raportimi në Parlament te ligjërata në Universitetin e Gjirokastrës

28 Tetor 2025, 19:58Kronika TEMA
Altin Dumani, nga raportimi në Parlament te ligjërata në

Nga Engjëll Serjani

Pas raportimit një ditë më parë në Parlament, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ishte sot në Gjirokastër ku mbajti një ligjëratë përpara studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe institucioneve vendore.

Takimi u zhvillua në Universitetin “Eqrem Çabej”, në kuadër të çeljes së projektit të BE-së “Education for Better Governance in the Regions of Albania” (EU4EduGovRegAl).

Si folës kryesor, Dumani i orientoi studentët dhe pedagogët drejt rolit të edukimit dhe kërkimit shkencor në forcimin e shtetit të së drejtës dhe përgatitjen e brezit të ri për sfidat e integrimit europian.

Gjatë ligjëratës, ai u ndal edhe te bilanci 6-vjeçar i SPAK-ut dhe rrugëtimi i tij profesional, pasi mandati i tij si drejtues i Prokurorisë së Posaçme përfundon në muajin dhjetor.

 “Jam në vitin e 26-të të karrierës sime si prokuror dhe e dua punën që bëj. Pavarësisht posteve që kam mbajtur, që nga oficeri i policisë gjyqësore e deri te drejtues i SPAK, unë gjithmonë e shoh veten si prokuror. Kjo është ajo që jam dhe ajo që dua të jem”, u shpreh Dumani.

Ai e cilësoi drejtimin e SPAK-ut si “sfidën më të madhe” të jetës së tij profesionale – një detyrë që kërkon integritet maksimal, përfshirje të plotë dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme.

 “Drejtimi i kësaj strukture, në një moment vendimtar për shtetin shqiptar, është një përgjegjësi e madhe, por edhe një privilegj i veçantë për t’i shërbyer vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi ai.

Dumani vlerësoi edhe ekipin e prokurorëve të posaçëm, të cilët i quajti “motorin e SPAK-ut”.

 “Kam pasur fatin të punoj me një trupë prej 20 prokurorësh të posaçëm, me integritet dhe profesionalizëm. Ata janë motorri i SPAK-ut,” u shpreh ai.

Në fund të fjalës, kreu i SPAK i ftoi studentët të investojnë te puna dhe përkushtimi personal: “Kur e do atë që bën, çdo sfidë përballohet.”

Projekti i BE-së dhe roli i universitetit

Për përmbajtjen e projektit të financuar nga Komisioni Europian foli koordinatori dhe drejtuesi i tij, pedagogu Dr. Arjan Gjini. Ai sqaroi se projekti përfshin një ekip ndërkombëtar me profesorë nga SHBA, Maqedonia e Veriut dhe universitete shqiptare, si dhe ekspertë të qeverisjes vendore.

Sipas Dr. Gjinit, synimi i programit është edukimi i studentëve mbi çështjet e integrimit europian, forcimi i kapaciteteve të qeverisjes vendore dhe harmonizimi i politikave publike me standardet e BE-së.

Në aktivitet përshëndeti edhe Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, ndërsa përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, z. Miha Pezelj, vlerësoi përfshirjen e institucioneve vendore të Gjirokastrës në projektet e financuara nga Bashkimi Europian, duke përmendur edhe inspektimin e disa prej tyre së bashku me kryetarin e Bashkisë, z. Flamur Golemi.

Në mbyllje, u nënvizua se projekti synon forcimin e bashkëpunimit institucional përmes arsimit dhe trajnimit, duke ndërtuar ura mes universiteteve, administratës publike dhe partnerëve europianë.

5 Komente

  1. S
    Sotiri

    Po, ky nuk e ka bërë masterin per vete, si do tu jape mend të tjereve? Por kur del e flet Romeo Kari, le të dale edhe ky të shprehet, se gagaç bëhet përpara Ramsit ...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa pikelluese

      Ka bere masterin e nongrates, tani po ben doktoraten si te Nuk Mokes.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sass

      Mire tha like hajduti, eshte njeri i pa pregaditur te merret me banditet e krimit i merret goja, nuk eshte i shprehur,dridhet para non grates,do zoti vjen ndonje me bole qe ti tregoj non grates vendin

      Përgjigjjuni
      1. P
        Perparim

        Tamam gagac, gerr gerr ben pa pike niveli tamam duman..

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cfare nuk ndodh, karrikja te ben te mencur

          Dumani ligjeron ne Universitet, e kuptoni ku ka arrit puna ne universitete o popull fukara.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje