“Amerika është e shqetësuar për qytetarët e saj”, Rexhaj: Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

1 Prill 2026, 22:00Kronika TEMA
“Amerika është e shqetësuar për qytetarët e

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi alarmin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që thotë se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

“Ekziston një rrezik real, ndaj të cilit duhet reaguar. Me këtë njoftim, SHBA ngrejnë vetëdijen e popullit, por edhe i tregojnë palës tjetër që jemi në dijeni. Gjithashtu, heqin përgjegjësinë në raport me qytetarët e vet. Nëse SHBA ka informacion që diçka mund t’i ndodhë qytetarëve të vet, kanë për detyrim ta shpërndajnë. Nuk është befasi, Shqipëria trajtohet si shtet armik nga Irani. E kam fjalën nga regjimi iranian sepse populli iranian sot nuk ka ndryshim nga shqiptarët e viteve ’80 në Shqipëri. Ata jetojnë në një regjim që nuk e duan, edhe pse jeton edhe atje një pjesë që e mbështet regjimin, por shumica nuk e do atë regjim”, tha Rexhaj.

“Bota sot po shkon drejt një eskalimi, shqiptarët nuk duhet të tremben, duhet të mësohen me këto gjëra. Dhe në situata të tilla duhet zgjedhur anë sepse nëse qëndron anash… Ka njerëz që thonë se “politika është e papërgjegjshme” ose “pse na përfshijnë në luftë”. Lufta do bëhet, duam apo nuk duam ne. Ne mund të përcaktojmë se në anën e kujt do jemi nëse do ketë përplasje”, shtoi Rexhaj. 

3 Komente

  1. O
    O Zoooot cfare tjeter do te na shohen site.....

    "Albatros" nje Rrexhep Turk!? O Zot cfare tjeter do te na thote shohen site!?

    Përgjigjjuni
    1. e
      e Verteta?

      Ky Rexhaj....nuk di se c´fare thote..... 1-Shqipetaret e viteve te 80-ta 98% ishin te Gatshem te Luftonin per Atdheun e tyre....si dhe 85% edhe per Xhaxhin Enver... 2-Iranjanet, nese para Luftes Donin Ndrshim Regjimi,tani...Duan te FITOJNE Luften...duan edhe Ajatollahet...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sala

        Cfare I merrni komente ketije hajvanit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje