Pamjet e frikshme/ Tentuan të merrnin me forcë në makinë adoleshentin, e dhunuan dhe e goditën me thikë, arrestohen dy të rinjtë

1 Prill 2026, 11:40Kronika TEMA
Pamjet e frikshme/ Tentuan të merrnin me forcë në makinë

Tentuan të merrnin me forcë, në automjet, një 17-vjeçar, ushtruan dhunë fizike ndaj tij dhe e dëmtuan me thikë, për motive të dobëta, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec janë nisur drejt adresës së dhënë, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, u identifikuan shtetasit M. Xh. dhe A. H., të cilët ishin larguar nga vendngjarja, me automjet. Ata u kapën dhe u ndaluan në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas.

Nga hetimet dyshohet se këta dy shtetas kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në dorë. 17-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 33 vjeç dhe A. H., 32 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

6 Komente

  1. O
    O Zot ccfare tjeter do te na shoohen site.....

    Fitirat e turqeve me emer (dhe te baba Hasonit) e mbiemer... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skifteri

      Po cfare pune ke me turqit o gomar! Ku Turqia e ku jemi ne! Turqia apo perandoria osmane shpellare na gjeti e shpellare na la! Vend i mallkuar!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shvejku...

        Shpellar je ti bashke me ate me siper

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Shvejk, po ti ç'ne? Ti je çek. Pse u merzite kaq shumë? Kur lejojme që ta bëjë çorbë Shqiperinë një Katunar Komunist si Saliu per 36 vjet me radhë, deri tani, nuk jemi shpellarë? Jo ti, Jo. Nuk e Kam per ty. Mos u merzit ti.

          Përgjigjjuni
    2. a
      aleks

      ne nje vend ku pellet bastardi hoxha qe ne 5 te mengjesit ne arabisht , ate vend e ka marre lumi

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos fol më ....

        Ha ha ha ha ha

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje