Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Vlorë-Fier, policia nis hetimet

1 Prill 2026, 08:35Kronika TEMA
Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë–Fier, pranë mbikalimit të Bishanit.

Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person brenda automjetit. Mjeti është djegur plotësisht nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje