Zv.kryeministrja Koçiu i uron suksese Hitës: Skënder, na vaftë mbarë!

31 Mars 2026, 11:10Kronika TEMA
Zv.kryeministrja Koçiu i uron suksese Hitës: Skënder, na

Zv.kryeministrja Albana Koçiu mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e prezantimit të Skënder Hitës si drejtori i ri i Policisë së Shtetit.

Në fjalën e saj Koçiu vlerësoi progresin e arritur nga Policia e Shtetit, duke e cilësuar atë si një strukturë të konsoliduar që ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, me rritje të profesionalizmit dhe përmirësim të kushteve për punonjësit. Sipas saj, sfida kryesore mbetet ruajtja dhe avancimi i këtyre standardeve, duke vendosur në qendër integritetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

“Objektivat tona janë të qarta. Së pari përmes detyrave që Policia e Shtetit ka sa i përket një procesi shumë të rëndësishëm që është integrimi i Shqipërisë në BE, Policia ka një hallkë kyç sa i përket përmbushjes së kapitujve që lidhen me sigurinë. Kjo do një rritje të standardeve profesionale në përputhje me praktikat evropiane. Teknologjia është një shtyllë e padiskutueshme e zhvillimit”, tha Koçiu, teksa më tej fjalën e saj e përmbylli duke i uruar Hitës suksese në detyrën e re. “Shumë urime Skënder, na vaftë mbarë!”.

Albana Koçiu: Sot Policia e Shtetit është një institucion që ka hyrë në një fazë të re zhvillimi dhe këtë e dëshmojmë të gjithë, si një trupë e konsoliduar dhe gjithnjë e më e paguar. Ky është një standard që e kemi ndërtuar, jo vetëm ta ruajmë por ta çojmë dhe më tej. Dhe kjo është detyra e parë e drejtorit të ri, forcimi i këtij standardi, i kësaj organizate e cila është më e rëndësishmja, e cila në çdo nivel të drejtimit dhe në çdo hallkë dhe ndërveprim me qytetarët duhet të ketë parësor integritetin dhe profesionalizmin.

Një polici moderne matet jo vetëm me rezultate operative por mbi të gjitha me cilësinë e organizimit dhe aftësinë për t’iu përshtatur sfidave të kohës. Dua të them se Policia e Shtetit ka arritur nivele të larta të zbulueshmërisë së veprave penale, goditjen e krimit. Por sfidat janë të mëdha. Objektivat tona janë të qarta. Së pari përmes detyrave që Policia e Shtetit ka sa i përket një procesi shumë të rëndësishëm që është integrimi i Shqipërisë në BE, Policia ka një hallkë kyç sa i përket përmbushjes së kapitujve që lidhen me sigurinë. Kjo do një rritje të standardeve profesionale në përputhje me praktikat evropiane.

Teknologjia është një shtyllë e padiskutueshme e zhvillimit. Dixhitalizimi i shërbimeve, identiteti dixhital dhe sisteme inteligjente janë elemente thelbësore për një polici moderne. Dhe së treti ripërtëritja e Policisë së Shtetit përmes afrimit të të rinjve dhe forcimit të integritetit duke garantuar që uniforma e Policisë së Shtetit të mbahet vetëm nga ata që e meritojnë.

3 Komente

  1. q
    qenefistan

    Cfaqie ekspoze,nga teatri i kukllave te surrelit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Si u rine keshtu keto uniformat ore aman?! Nga kapelja deri tek maja e kepuces, çdo gje e shtremberet!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shefi i vertete i MPB eshte Saliu

        Kociu duhet te heshte, perderisa kur ishte ministre e brendeshme nuk ndaloi Saliun per molotovet. Vetem Ilir meta ka guxuar ta arrestoje Saliun, burre tjeter si ai ne ket pike nuk ka ne Shqiperi. Saliun jo Spak por vetem vdekja vete mund ta arrestoje. Turp per drejtesine e padrejte shqiptare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje