Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, gazetarja: Person i përgatitur, ka zbuluar një grup të rrezikshëm kriminal

30 Mars 2026, 22:10Kronika TEMA
Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, gazetarja:

Gazetarja Etleva Delia, e ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar profilin profesional dhe sfidat e reja të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një figurë të përgatitur dhe me përvojë të konsoliduar në karrierën e tij.

Sipas saj, Hita ka qenë kandidat edhe në një konkurs të mëparshëm, por këtë herë është vlerësuar më lart falë rezultateve konkrete në punën e tij.

Delia theksoi se ai ka kaluar të gjitha etapat e nevojshme profesionale dhe ka arritur suksese të rëndësishme, përfshirë zbulimin e një grupi kriminal të konsideruar të rrezikshëm, si dhe hetimin e disa ngjarjeve të mëparshme.

Ajo u ndal gjithashtu te sfida aktuale që ai përballet, ajo e zbardhjes së zhdukjes së Ervis Martinajt, duke e cilësuar këtë si një provë të rëndësishme jo vetëm për Hitën, por edhe për SPAK. Në përfundim, gazetarja u shpreh optimiste për të ardhmen e tij profesionale, duke parashikuar një karrierë të gjatë për të.

“Skënder Hita ka qenë kandidat edhe në konkursin e mëparshëm. Kësaj here ishte vlerësuar më lartë. Është një person që ka kaluar të gjitha etapat në karrierën e tij. Është një person i përgatitur në këtë drejtim.

Ka dhënë rezultate puna e tij, ka arritur që të zbulojë një grup kriminal; që konsiderohej i rrezikshëm, dhe ngjarje të ndodhura më parë. Tani ka një sfidë më vete në zbardhjen e zhdukjen të Ervis Martinaj. Kjo është një sfidë edhe për vetë SPAK. Mendoj që do të ketë një karrierë të gjatë”, tha Delia.

3 Komente

  1. X
    Xhek

    Skenderi eshte nje djale i shkelqyer i rritur ne Permet . Ne nje familje shume te mire , nuk di sa do e lejoje politika te beje punen por per nje gje jam i sigurt ska per tu perzoer kurre me pislkeqe.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dsa

      Delia i gjithe shkrimi dhe "trimerite" e Skender Hita i cove per lesh k.... me postimin e kesaj foto-je, duket cun mami dhe shume i trembur vetem per polic nuk ben e jo me t'a besh shef te tyre. Ne Shkoder kane drejtuar Bajrat dhe pordh-licia ka qene aneks i grupeve kriminale, pa le kur Delia llap per Durresin e Gys Agasit qe ka bere zap Ram e me rrdhe e jo me nje cop polic ku ai i emeronte vete si shefa pordh-licie. Ne Fier nje tjeter histori e "lavdishme" ka ulur kriminalitetin po se si e uli vetem Delia e di dhe nuk na e thote, duke bahkepunuar me kriminelet dhe duke lrne te qete ata. Do t'ja degjoni zerin, kete te trembur nuk e ze 6 mujori i dyte si Shef i Pordh-licise se Rames.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Dhe mendoni se ky njeri qe ka punuar ne vendin me hajdut te planetit nuk ka marre kurre rrushfet?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje