Drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konsiderohet një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e bluve. Karriera e tij është ndërtuar në disa prej qarqeve më të rëndësishme të vendit, si dhe në struktura kyçe që lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit publik. Gjatë viteve, Hita ka mbajtur një sërë detyrash drejtuese në zona me sfida të theksuara për sigurinë, mes tyre edhe në Shkodër. Përvoja në këtë qark, ku ka shërbyer edhe si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit, konsiderohet një nga etapat më të rëndësishme në formimin e profilit të tij profesional. Shkodra ka qenë historikisht një zonë problematike për rendin dhe sigurinë, duke kërkuar koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe atyre hetimore.
Një tjetër fazë e rëndësishme në karrierën e tij lidhet me drejtimin e Policisë në Durrës, një nga qarqet më të ndjeshme të vendit për shkak të portit më të madh në Shqipëri, aktivitetit të lartë ekonomik dhe fluksit të madh të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Drejtimi i policisë në këtë zonë kërkon përvojë të gjerë në menaxhimin e operacioneve kundër kriminalitetit dhe koordinimin e strukturave në terren. Gjatë kësaj periudhe janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një ndër rastet më të rëndësishme lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi në hedhjen dritë mbi disa ngjarje kriminale në Durrës, Tiranë dhe zona të tjera të vendit.
Në profilin e tij profesional bie në sy edhe fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Hitës nuk është përfolur për lidhje me krimin apo grupe kriminale. Ai nuk është përmendur në asnjë rast në kontekst të kultivimit të lëndëve narkotike apo aktiviteteve të tjera të paligjshme, duke ruajtur një profil të pastër dhe një reputacion të qëndrueshëm profesional. Së fundmi, prej rreth 1 viti e gjysmë më drejtimin e Policisë së Fierit, qarku ka njohur nivele të uljes së kriminalitetit.
Ja sa të dalë Berisha në konferencë shtypi dhe do të dëgjoni të padëgjuara edhe për z. Skënder Hita.
Ja! Sapo doli SRB. Dhe tha: - Ai nuk është Skënder Hita, por Skënder Balluku. Prisni të tjera nga harixheshka e lagjes.
Po ke te drejte, do dale puseta e ujrave te zeza e cfar nuk do nxjerr nga goja.E qelbi kete Shqiperi dhe kete popull.Ska lene njeri pa mbajtur ne goje.Tani ka fillua cfar nuk thot per konkurentet brenda PD.
Doli vampiri komunist doli,dhe ja vuri emrin skender balluku
Çfarë është taleban me atë mjekërr si lesh sqetulle?
Dinooooo! Eshte nga laberia ai. Dinooo, rrii urte dhe ki durim. Mos te te flasi goja para mendjes. Dinoooo, nëse je mik i Prodes, atehere merr ca lesh dhe mbillja ne koke Prodes, se eshte bere qose fare
Skender! Te uroj sukses! CV jotecduket mire dhe e ndershme! Keshill e nje qytarly qe done jeten dhe normaliten eshte: bjerini dhe demtojini , bisnesmenet- bandite qe tallen me ne, njerezit e thjeshte! Bejeni! Eshte me shume se sa fitoni!
Ore,ju thoni profili i tij por ne profil fillimisht eshte datlindja,vendlindja,arsimi (tetvjecar apo 9,i mesem e i larte etj)
Iso djali! Po të duash, kërkoj se i gjen në Google.
Njeri medioker ofendues, fyes, i pa sjellshem dhe banal ndaj vartesve te tij, nuk ka modelin e komunikimit me koleget, e kam perjuater vet ne Elbasan kur ka qen zv/drejtor, ne vitin 2015. Nuk e meriton, e kam vleresuar negativisht qe ne momentin e kandidimit. Efektivit te Policise se Shtetit Ju uroj Sukses dhe mbijetese me kete drejtues qe nuk e meritojne. Suksese Punonjes te Policise ruani veten tu ruaje Zoti.
Kush je ti që e paske vlerësuar negativisht. Mendimi jot s'do të thotë se ke të drejtë. Mund të jesh ti problemi, personi që se pélqen rregullin.
Pra "rregulli" vendoset duke qene ofendues, banal, harbut, injorant ne komunikim me vartesit?!
Me idiot e arrogant se Proda, nuk ka per te patur Policia.
Sipas kokes festen.
Drejtor pa sjellje dhe i pa komunikishem me koleget dhe vartesit. Nuk e meriton per drejtues. Fatkeqsi dhe mosfuksionim i Policise se Shtetit.
Futja kot, njeri pa kulture, do te thote pa arsim pa intelekt, pa menyre komunikimi me koleget dhe vartesit, pa prespektive per Policine e Shtetir.
Shkrimi na thote qe nuk eshte i perzier me krimin e te tjera.Te gjithe drejtoret e Policise te Shtetit te tille duhet te jene.(Ky duhet te jete kusht i pa negocueshem).Pa u thare firma e emerimit do te degjojme Sali mortjen ta pergojoj.Ky vend nuk do te kete drejtesi,cfardo qe te bej deri sa te jete kjo klase politike. Z.Skender i uroj suksese ne luften kunder krimit.
Me Skenderin nuk me ka rene rasti te kem lidhje pune, por kam degjuar nga koleget, se kush ka punuar me të, kane opinionin me te mire, sidomos per sa i perket profesionalizmit. Flasin me superlativa. Uroj te ket vizion strategjik, gje qe duhet te spikase kjo cilesi ne detyren qe ka marre. Fatkeqsisht, te gjithe paraardhesit e tij, kane qene medioker. I uroj suksese.
Ceni te pershendes. Kur ke punuar shume vite ne nje insitucion dhe ke bashkepunuar me shum drejtues, normale eshte ke opinione, negative apo pozitive. Kam punuar dhe e njoh per 33 vite Zotin Tonin Vocaj nuk e shaj dot sepse e njoh per koleg shume te regullt dhe profesional, por nuk mund te jap opinion pozitiv per zoterine Hitaj. Nuk e meriton pavarsisht nga mosha. Faleminderit.
Edhe une jam veteran dhe me ka rene rasti te punoje me z Vocaj. Kam opinion sh te mire per z Vocaj. Ndersa me z Hita, nuk kam patur ratin te punoje drejtperdrejt, por koleget e tij, si dhe vartesit e tij, me kan percjell opinione sh te mira. Te dy jane oficeret sh te mire. Kushdo qe do vinte pas Prodes, do spikasin, pasi Proda e ka demtuat si kerkush tjeter, Policine. Injorant I oashoq.
Policia e shtetit, nuk e njoh drejtorin e ri po më bëri pérshtypje opinion jot. Ishte shumë negativ dhe kategorik kur shkruje: "Njeri medioker ofendues, fyes, i pa sjellshem dhe banal ndaj vartesve te tij, nuk ka modelin e komunikimit me koleget, e kam perjuater vet ne Elbasan kur ka qen zv/drejtor". Opinion më negativ nuk bëhet. Po kjo fjali flet dhe pér kulturën e të shorehurit, nëse je vértet ushtarak pasi ka aq shumë negativitete sa opinioni béhet i dyshimtë. Dhe ngulmimi duket i tepërt, pasi kalon masën e një opinioni dhe krijon përshtypjen e një tendence. Tung!
Ore milet po disa e vlerësojnë disa e kritikojnë, që mos themi e shajnë sepse ai ka punuar e do të punon me lloj lloj natyrash njerëzore, prandaj opinionet janë të ndryshme. Puna do të tregoj nqs do të ndryshoj situata në Polici dhe gjendja e qetësisë në shumë aspekte do të sigurohet por drejtori nuk ka shkop magjik në dorë. Duhet të përpiqen për të luftuar për të përmiresuar situatën të gjithë nga Drejtori Hitaj deri te polici më i thjeshtë. Punë të mbarë o Drejtor për të mirën e vendit!