Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

30 Mars 2026, 07:39Kronika TEMA
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në vend, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjes dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.

Lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shqetësuar banorët e zonës, por pa raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

4 Komente

  1. P
    Paskan shpetuar qerahtate !

    Godina e PD paska sheptuar , do ti kemi mire punet ne te ardhmen.. Dreqi ta mari ,e kam fjalen per djallin jo per Zotin, dhe Zoti nuk di mire adresen e PD , ka gabuar drejtim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje