
Daily Mail ka publikuar detaje të reja në lidhje me Ruben Saraivën, vrasësin me pagesë të biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u dënua nga Gjykata e Lezhës me burgim të përjetshëm.
Ruben Saraiva, i rritur në rrethinat e qeta të Londrës, sipas Daily Mail u kthye nga një djalë i qetë në një vrasës me pagesë për një familje kriminale shqiptare në Angli.
Sipas gazetës britanike, një burim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë ka deklaruar për ta se Saraiva kërkon mbrojtje të rreptë, sepse ka marrë informacione se figurat e errëta të Mbretërisë së Bashkuar që financuan vrasjen e Nikulajt tani kanë vënë një shpërblim prej 500,000 euro për kokën e Saraivës, për të eliminuar rrezikun që ai të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Saraiva, djali i dy prindërve portugezë, të dy njerëz të sjellshëm dhe punëtorë, thonë se janë të habitur nga ajo që i ndodhi djalit të tyre.
“Ne jemi njerëz të mirë, ne nuk jemi kriminelë. Edhe Rubeni është i tillë. Ai është një djalë fantastik. Ne jemi të shtangur”, kanë deklaruar disa burime familjare për Daily Mail.
Saraiva u zhvendos nga Portugalia në Mbretërinë e Bashkuar me të atin kur ishte katër vjeç.
Kur nëna e tij erdhi në Mbretërinë e Bashkuar katër vjet më vonë, ai jetonte midis babait të tij, i cili rrinte në periferi të Reading, Berkshire, dhe nënës së tij që u vendos në Lewisham, në juglindje të Londrës.
Fotot e siguruara nga Daily Mail shfaqin Saraivës në rininë e tij të veshur me kostum dhe kravatë.
“Ai është një djalë shumë i qetë dhe miqësor”, deklaruan disa të afërm.
Sipas gazetës britanike, kur Saraiva ishte fëmijë, ai madje nuk dilte as në rrugë pa lejen e nënës së tij.
Në moshën 17 vjeç, ai dhe një bashkëpunëtor i tij u kapën duke shitur kokainë dhe heroinë me një vlerë rruge prej më shumë se 600 paundësh në Wokingham. Saraiva mori një dënim me kusht në Gjykatën e Reading në vitin 2013 dhe më pas u kthye për të jetuar me nënën e tij.
Pas dënimit ai ndoqi kurse ndërtimi dhe elektricisti, si dhe filloi një praktikë pune, por ai u rikthye shumë shpejt në telashe pasi goditi me thikë një 17-vjeçar gjatë një sherri.
Familja e tij deklaroi se Saraiva bëri burg disa vite, pasi u dënua për plagosje me dashje, dhe ata besojnë se gjatë kohës që ishte pas hekurave ai pati kontaktin e parë me botën e krimit shqiptar.
“Ne nuk dinim që ai kishte miq shqiptarë. Miqtë e tij ishin anglezë”, u shprehën burime të afërta me familjen e Saraivës.
Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm portugezin Ruben Saraiva, të akuzuar si ekzekutor i biznesmenit Ardian Nikulaj.
Ai u shpall fajtor për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve”.
Sipas gjykatës, provat e administruara vërtetojnë se Saraiva është personi që qëlloi për vdekje Nikulajn, në një atentat të mirëorganizuar.
Nga hetimet rezulton se vrasja ishte porositur nga Edmond Haxhia, i cili kishte siguruar edhe bashkëpunimin e disa shtetasve britanikë, konkretisht Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman, të arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si të dyshuar për përfshirje në krim.
E pamë da miqësor ishte. Bikes, para se të shkrepje armën përshëndeti edhe njerëzit në lokal në shqip. Pastaj ekzekutoi një njeri që njihej nga të gjithë që ishte akoma edhe më miqësor që kurrë nuk I kishte bërë keq njeriut. I vetmi gabim I tij në jetë ishte se kishte lindur si vëllai I dikujt që kishte bërë një vrasje. Po Ardiani çfaj kishte për këtë?
Ardiani ka qene djali me i mire ne Lezhe! Vete, sulltani i Surrelit e kishte te afert. Ardiani ishte Dora e djathte e Edit per nahijen e Lezhes! Nuk e kuptoj pse kryeminstri yne e mban te fshehte kete pike! Nga ana tjeter, e ema e ketij portugezit thote per te birin se eshte djale i mire, vetem ca denime per heroine, kokaine dhe plagosje! Shansi i keq qe beri burgun me shqiptaret!!! Per tu habit per kete mamin! Shansi i keq i portugezit ishte se u lidh me brraca e laca! Sikur portugezi te ishte be shok me Edin, tjeter rrjedhe do i merrte jeta! Sot do ishte investitor strategjik, me hotele dhe do drejtonte dhe ay ndonje nahije! Eh Shqiperi e mjere….
Asnje nuk lind kriminel ….te tille behen ne jete …..kuptoeni me ne fund dhe mos shtjelloni se si u be e kush ishte ….skane me vlere ato nga momenti qe behet kriminel , te gjitha te tjerat jene te dores se dyte ….gjykata nuk meret me tebtilla lehtesira …ato i perkasin se kaluares ku askujti nuk i intereson …
Ah per bisnesmenet e kti poplli e njef mileti kush ka qen so nevoja per llustra e njef lezha mir, lidhje politike normal qe ka pas se nryshe ska pas si me ngrejt at pasuni. Kriminelt jasht shtetit ruhen nga shteti se mos i arresto, ne at ven mallkum sdi kujt me rujt se shteti te sulmo me kriminel e krimenelat me shtet aty ku flitet per bes nuk ka bes e ku flitet per bamirsi ka poshtersi. Osht bo nji far qenefi ai ven saqe duhet nji diktatur me pastru nga kto bisnesmenet ballkanik.